Lajme

Parandalohet kontrabandimi i 1 mijë e 420 litrave të pijeve të ndryshme

08/25/2024 15:15
nga:N K

Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandimin me 1 mijë ,420 litrave të pijeve të ndryshme, në pikën kufitare në Jarinje.

Në njoftim thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.

Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë.

Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:

Birra rreth 750 litra; Pije energjike rreth 200 litra; Pije të gazuara rreth 120 litra; Lëngje te ndryshme 350 litra.