Lajme

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’

03/28/2024 10:55
nga:Y I

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë ka ndaluar dy persona të dyshuar duke bërë gara ilegale të shpejtësisë.

Policia njofton se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba sipas ligjit të trafikut dhe janë larguar nga trafiku për procedura tjera ligjore.