Showtime

Paralele të historisë së Borës me Donaldin? Del kënga e re e Semit

05/19/2022 07:55
nga:G B

Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj më të re.

“Ani ani” titullohet projekti, siç paralajmëroi javë më parë Prive, falë tekstit lehtësisht mund të tërhiqen prapë paralele me historinë e Borës dhe Donaldit.

Teksti flet për partnerin e penduar për gabimet që do t’i kthehet dashurisë së vjetër.

Mes tjerash, në tekst thuhet se “te dera e banesës tem, ke me u lutë brenda a më len”, kujtim i freskët i episodit të raportimeve se Donaldi e ka vizituar Borën në shtëpi.

Projekti ka vulën e Yll Limanit. Por, a lidhet me historinë apo jo, nuk dihet.