Lajme

Paralajmëron Vranica: Pritet të rritet numri i bizneseve që do të mbyllen përgjatë këtij viti

04/07/2024 22:13
nga:G B

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka theksuar se gastronomia është duke u dëmtuar nga kriza ekonomike.

Ai ka paralajmëruar se pritet të ketë rritje të bizneseve që do të mbyllen përgjatë këtij viti.

“Në bazë të dhënave në ATK vitin 2019 para pandemisë kanë qenë 8106 biznese të regjistruara. Në të dhënat e fundit për Janar-Dhjetor 2023 janë 7141 biznese të regjistruara që deklarojnë kontributet dhe tatimet ndaj shtetit. Është një ndryshim i madh dhe shqetësues për arsyeje se  gastronomia tek ne e ka një fuqi për ekonominë në përgjithësi. Ne nuk e kemi një prodhim të zhvilluar por e kemi tregtinë dhe shërbimet të fuqishëm, nuk ka pasur një kujdes në raport me këtë industri, realisht nuk po dëmtohemi vetëm ne por po dëmtohet dhe ekonomia”, thotë ai.

Shqetësues e sheh faktin që gjendja e vështirë ekonomike ka filluar t’i prekë edhe bizneset e mëdha dhe jo vetëm ato të vogla e të mesme.

“Është shqetësues për faktin që ka filluar t’i prek jo vetëm lokalet e vogla dhe të mesme, por dhe lokalet e mëdha me u dëmtu nga kjo gjendje shumë e vështirë ekonomike e kërcënuar nga gjitha anët, me lëvizjen e punëtoreve, ngritjen e çmimeve, me uljen e konsumit, me uljen e aftësisë blerëse të konsumatorit e gjitha këto do të thotë e cila po manifestohet me mbylljen e bizneseve”, vlerëson Vranica.

Nga Shoqata e Gastronomëve po e akuzojnë qeverinë dhe institucionet se nuk kanë gjetur mbështetje në mbrojtje të bizneseve.

Arian Vranica nga kjo shoqatë tha për “Expose” se vetëm 1% e granteve qeveritare janë ndarë për këtë sektor, dhe sipas tij, kjo është qesharake.

“Kemi bërë kërkesa të ndryshme, kemi pasur dëshirë që t’i mbrojmë këto biznese, është nevojë ekonomike që me u mbrojte këto biznese, por nuk kemi gjetur ndonjë lloj bashkëpunimi nga niveli institucional, siç e kemi parë dhe ndarjet buxhetore është parë që vetëm 1% ndaj grandeve të bizneseve dhe normalisht kjo është qesharake. Nëse shohim se sa ndahen subvencione për nivelin e qytetarëve si skemat sociale, duke ditur që kategoria më e dëmtuar mbeten bizneset duke qenë bizneset normalisht janë dhe qytetarët”, thekson ai.

Sipas tij, ka shumë faktorë që kanë ndikuar në mbylljen e bizneseve.

“Jo vetëm inflacioni, ka ndikuar dhe në një lloj depresioni shoqëror në rritje të pa sigurisë në vend dhe normalisht ajo është manifestuar në mbylljen e disa lokaleve për arsyeje të ndryshme, normalisht kur rritet inflacioni, ka rritje të çmimeve, normalisht që për me arrite me i likuidu obligimet mujore që janë pagat e punëtoreve që ka kërkesë të vazhdueshme për rritje të pagës, me të drejtë sepse ka rritje të standardit si pasojë e inflacionit dhe shpenzimet mujore janë shumë të mëdha si dhe rritje të shpenzimeve të qirasë. Produkti që shitet me çmimi të lartë, ka me cenu konsumin dhe kështu ka me pasur pasoja të drejtpërdrejta tek biznesi. Ka pasur kategori të ndryshme të bizneseve duke i kthyer nga shërbimi në vetëshërbim, dhe duke i futur anëtarët e familjes të punojnë me mbajte bizneset gjallë”, deklaron Arian Vranica./Gazeta Blic/

 

04/28/2024 22:21

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën