Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe dy dokumentet “non-paper” të cilat po qarkullojnë kohëve të fundit në media.
Në një konferencë për media, Sahatqiu foli për orientimin e LDK-së karshi dialogut, duke thënë se kjo çështje duhet të merret me përkushtim të madh dhe jo vetëm për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në BE, por për sigurimin e paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon.
“Ldk do të luajë rolin e vet konstruktiv, ashtu siç e ka përcaktuar gjykata kushtetuese dhe siç e kërkon rezoluta. LDK do të luaj rolin në mënyrë që dialogu të përfundojë me sukses, me njohje reciproke. Duhet të bëhen përgatitje substanciale , një transparencë që kërkohet në çdo dokument që është obligim për qytetarët të cilët kanë votuar dhe kërkojnë të dinë çka po ndodh. Vendosja e parimeve bazë, duhet së paku të ketë parime bazë mbi të cilat do të ndërtohet vazhdimi i këtij dialogu, përgatitja serioze duhet të jetë pjesë e përpilimit të një platformë të duhur për Kosovën që Kosova të dalë sa më mirë në përfundim të këtij dialogu. Në parim, duhet të jetë e kushtuetshmërisë e sovranitetit, e integritetit territorial i Kosovës”.
“Roli i SHBA-ve duhet të jetë rol më i fuqishëm dhe të jetë pjesë, janë aleat natyral i Kosovës. SHBA duhet të vazhdojnë dhe të fuqizojnë rolin e tyre në përfundimin e këtij dialogu”, tha ajo.
Ndër të tjerash, Sahtaqija tha se dokumentet ‘non-paper’ duhet të kundërshtohen pasi në thelb rrezikojnë shtetësinë e Kosovës, njofton klani.
“Ndonëse këto dokumentet nuk kanë autorësi, por ju e dini që në diplomaci ‘non-papers’ përdoren si testim i terrenit dhe përgatitje. LDK mendon që këto janë dokumente të cilat fuqishëm duhet të kundërshtohen, në thelb rrezikojnë shtetësinë e Kosovës dhe si të tilla nuk duhet të heshtet por të kundërshtohet”.