Lajme

Paralajmëron Rutte: Vendet anëtare të NATO-s objektiv i radhës i Rusisë

12/11/2025 15:51
nga:N K

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje urgjente që aleatët të forcojnë mbrojtjen kolektive duke rritur shpenzimet ushtarake dhe prodhimin e pajisjeve ushtarake, teksa ka paralajmëruar se Rusia i ka shtetet anëtare të NATO-n si objektiv të radhës të agresionit.

Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte theksoi se duhet vepruar pa humbur kohë për të parandaluar një konflikt të gjerë në Evropë, duke nënvizuar rrezikun në rritje që vjen nga Moska. Sipas tij, shumë aleatë ende nuk e kanë kuptuar plotësisht urgjencën e kërcënimit dhe koha sipas tij është paktë për t’u përgatitur, raporton Reuters.

Ai paralajmëroi se Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër vendeve të NATO-s brenda pesë vjetësh nëse aleanca nuk forcon mbrojtjen dhe nuk rrit kapacitetet e saj ushtarake.

“Ne jemi objekti i radhës i Rusisë. Trembem se shumë po qëndrojnë fshehurazi të qetë. Shumë prej anëtarëve nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Por, nuk është. Koha për veprim është tani” tha Rutte.

“Konflikti është në derën tonë. Rusia ka rikthyer luftën në Evropë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.

Rutte gjithashtu nënvizoi nevojën për të rritur shpenzimet ushtarake dhe prodhimin e pajisjeve, përfshirë sisteme ajrore dhe raketore, tanke dhe municion, duke thënë se aleatët duhet të jenë të përgatitur për çdo skenar.