Lajme

Paralajmëron Peci: Do t’i rrënojmë objektet pa leje, lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës do të revokohen

01/15/2026 09:23
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka paralajmëruar rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se edhe “lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës”, po edhe të tjera, do të revokohen.

“Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen”, ka shkruar Peci.