Lajme

Paralajmëron Matoshi: Kryeministri po do me nxitë trazina sociale

09/13/2022 15:12
nga:G B

Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, raporton gazeta Blic.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një postim të Kurtit në vitin 2019 kur fliste për grevat dhe pagat e mësimdhënësve.

Matoshi ka thënë se Kurti po do të nxisë trazira sociale, pasi Qeveria e tij ka abstenuar nga qeverisja.

“Kryeministri po do me nxitë trazina sociale – sepse Qeveria e tij ka abstenu nga qeverisja!?” ka shkruar Matoshi në Facebook./Gazeta Blic/