Lajme

Paralajmëron Lekaj: Nëse koeficienti i Ligjit të Pagave s’do të jetë 130 euro, AAK-ja do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

01/18/2023 13:27
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me “Ligjin e Pagave” dhe mungesën e transparencës nga Qeveria sa i përket vlerës së koeficientit.

Lekaj tha se Qeveria Kurti po bën lojra me shërbyesit civil.

Ai tutje theksoi se vlera e koeficientit duhet të jetë së paku 130 euro.

“Sa i përket “Ligjit për Paga” ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës kemi qenë shtysë që të vijë me miratim nga Kuvendi ky ligj. Ajo që na qudit është se nuk dihet vlera e koefiçienit dhe kjo i bie se qeveria po bën lojëra me shërbyesit civil dhe në këtë drejtim ne si AAK kemi kërkuar që vlera e koefiçientit të jetë së paku 130 euro. Nëse kjo nuk ndodh dhe qeveria manipulon me këto mendoj se atëherë AAK-ja eshte e vendosur se këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese sepse ne mendojmë se do të dëmtohen 80 mijë shërbyes civil “

“Nga kjo Qeveri nuk presim të jetë e saktë në atë që e thotë, për dy vite me radhë nuk e ka dëshmuar se janë të saktë në atë që e thonë dhe ka manipuluar shpesh me qytetarët dhe me zyrtarët publik” tha Lekaj për “Gazeta Blic”.