Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka folur në lidhje me paralajmërimet e krerëve të shtetit se mund të ketë sërish sulme në Veri të vendit.
Elezi në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se autoritetet e Serbisë në vazhdimësi kanë organizuar aktivitete që kanë për qëllim agresionin dhe aktivitete terroriste si ai i datës 24 shtator që ndodhi në veri të vendit.
“Drejtoria për siguri ishte ndër të parat institucione që kishte paralajmëruar rrezikun që ka Kosova por mund të themi që kishte paralajmëruar që Kosova realisht është e eksopozuar ndaj një rreziku serioz, të një agresioni ndaj Serbisë, ky agresion mund të themi ishte paralajmërim i hershëm, ngase autoritetet e Serbisë sidomos ato të sigurisë në vazhdimësi kanë organizuar aktivitete apo kanë bërë veprime të cilat kanë qenë të qarta se këto veprime kanë për qëllim organizimin e aktiviteve siç është agresioni apo edhe aktivitetet terrorriste siç është ai me datën 24 shtator në veriun e Mitorivcës”, tha Elezi për Gazeta Blic.
Tutje, ai thotë se pas sulmit të 24 shtatorit autoritetet e vendit kanë marrë veprime të drejtpërdrejta, duke u munduar që të sigurojnë informacione që të konstatohet që Kosova rrezikohet nga një sulm nga Serbia.
“Këto paralajmërime më vonë u konfirmuan edhe nga autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, madje NATO përmes KFOR-it kishte organizuar edhe aktivitete të shtuara, siç ka bërë duke dislokuar edhe forca shtesë nga shtetet të ndryshme anëtare të NATO-s, përkatësisht në katër komunat me shumicë serbe me çka e kanë konstatuar mund të themi rrezikun për të cilin kemi folur në kohë reale, pas datës 24 shtator autoritetet e Kosovës kanë marrë veprime të drejtpërdrejta duke u munduar që të sigurojnë informacione që të mund të konstatohet apo konkludohet që ka një rrezik nga Serbia në drejtim të Kosovës”, shtoi ai.
Elezi thotë se ka informacione që në territorin e Serbisë, në afërsi të kufirit të Kosovës, janë vendosur dy baza ku afër 350 persona kryejnë trajnime ushtarake, dhe presin urdhrin e Beogradit për të hyrë në Kosovë.
“Ka informacione që në dy baza të ndryshme brenda terrriotrit të Serbisë, diku 20 kilometra afër kufirit, janë të vendosura dy baza ku kryejnë trajnime ushtarake mbi 350 persona të moshës së rritur dhe të cilët presin urdhrin e Beogradit zyrtar për të hyrë në Kosovë. Shqetësim serioz mbetet edhe vendimi i qeverisë së Serbisë, që në Serbi të ketë shërbim ushtarak të detyruar, me çka themi se përpos përgatitjes ushtarake, blerjes së armatimeve të shumta që ka bërë Serbia tani po përgatitet edhe me resurset e burimeve njerëzore, duke i detyruar qytetarët që të kenë ushtri të detyruar, me çka të përforcojë pozicioin e saj kundrejt pretendimeve për agresion ndaj Kosovës dhe cenimin e sigurisë në gjithë Gadishullin Ballkanik”, përfundoi Elezi për Gazeta Blic.