Lajme

Paralajmëron eksperti i ekonomisë: Ky është rreziku që i kanoset Kosovës nga ardhja e punëtorëve të huaj!

12/08/2023 11:58
nga:Y I

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2023 kanë hyrë në Kosovë, mbi 5 mijë punëtorë të huaj.

Ai tha se të njëjtit kanë ardhur nga Kina, Filipinet dhe Bangladeshi.

Në lidhje me këtë deklaratë të ardhur nga AKB-ja ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve të ekonomisë, njëherësh ish-kryetar i OEK, Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se vitit 2024 do të jetës fidues për sektorin privat dhe komunitetin e biznesit dhe se do të ketë mungesë të fuqisë punëtore.

Ai deklaroi se nga Kosova nuk po largohen vetëm rastet sociale por edhe familjet me stabilitet financiar.

“Është e vërtetë që shumë sfida të grumbulluara në vitin 2023 do të barten në vitin 2024. Vetë fakti se kemi këtë mungesë të stabilitetit politik dhe më tutje jemi nën masa apo sanksione të Bashkimit Evropian besoj se është pika më e dobët që ka përjetu Kosova e pasluftës. Viti 2024 vërtet do të jetë mjaft sfidues për sektorin privart dhe komunitetin e biznesit dhe arsyeja është fare e thjeshtë. Mungesa e stabiliteti politik do të bartet edhe në të ardhmen dhe ajo çfarë është më interesant nga Kosova nuk po largohen vetëm të papunët dhe rastet sociale por edhe familjet të cilat e kanë një stabilitet shumë më të mirë. Po ikin për një jetë më të mirë, për shëndetësi, për siguri, për arsim për edukim” deklaroi Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.

Ndërsa sa i përket punëtorëve të ‘importuar’ nga jashtë, i njëjti, deklaroi se kanë kosto të lartë pasi përfshihet akomodimi, gjuha, trajnimet etj.

Ai tha se përveç kostos, ata mund ta përdorin Kosovën si vend tranzit për të shkuar në vendet e tjera të BE-së dhe kjo mund të shkaktojë turbulencë politike në raport mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Në këtë drejtim, sektori privat, do të ketë mungesë të fuqisë punëtore dhe për këtë mungojnë kampanja vetdijësuese për t’i bindur të rinjtë se Evropa nuk është ajo e viteve 80-90. Shumë shtete evropiane janë në reçension ekonomik, inflacioni dhe kriza ekonomike e ka bërë të veten prandaj besoj më e rrugës duhet të jetë që të ketë më tepër kampanja vetdijësuese për të rinjtë. Fuqia e importua nga jashtë nuk do të jetë zgjidhje nga fakti se kosotoja për t’i mbajtur ata në Kosovë është shumë me e lartë sesa për të investuar tek vendorët si edukimi, akomodimi, trajnimet, gjuha dhe shpenzimet e transportit. Ky fenomen duhet të analizohet edhe nga një rrezik politik që mund t’i kanoset Kosovës nëse pak nga ata që vijnë qoftë nga Bangladeshi, Pakistani, India apo Turqia e kanë qëllim apo destinacion Kosovën dhe përmes saj të ikin në vendet evropiane dhe kjo mund të shkaktojë turbulencë politike në raport mes Kosovës dhe BE-së”

Ish-kryetari i OEK përmendi edhe deklaratën e minsitrit të Infrastrukturës, Linurn Aliu, se Kosova “është projekt i përkohshëm”.

“Krejt kësaj i shtohet edhe fakti se kur kemi Ministra që kanë pozita të larta dhe deklarohen se Kosova është një projekt i përkohshëm, edhe më tepër po e rrit ankthin e kosovarëve për të ikur jashtë” tha Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.

Safet Gërxhaliu, Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Nga data 2 janar qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimi Evropian.

Kjo pritet të sjellë ikje të madhe të madhe të fuqisë punëtore nga Kosova.

/Gazeta Blic/

Agim Shahini: Gjatë vitit 2023, 5 mijë punëtorë të huaj erdhën në Kosovë!