Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka paralajmëruar rrëzimin e Lumir Abdixhiku nga kreu i LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Avdyli ka thënë se kjo pritet të ndodhë në pranverën e ardhshme.
“Isa Mustafa ka besu në një Lumir Abdixhik tjetër, nuk i ka dal. Sa për informimin tuaj, ka me qenë një pranverë e nxehtë në LDK. As Lumir Abdixhiku as Avdullah Hoti nuk kanë me qenë kryetar pa ‘izen’ e dikujt tjetër, e Isa Mustafës”
“Edhe me Avdullah Hotin edhe me Lumirin kam respekt personal sepse i kam pas koleg, por Lumir Abdixhiku kam shpresu se do të ndahet nga e kaluara. Abdixhikun dihet kush e ka sjellë në LDK, e ka sjellë Isa Mustafa kurgja të keqe nuk ka. Isa Mustafa ka fuqi shumë të madhe në LDK akoma dhe i kontrollon shumicën e degëve, në LDK degët e zgjedhin kryetarin sepse unë kam marrë pjesë në shumë Kuvende. LDK-ja ka një klub politik, që nuk shihet vendosin ata, edhe kush bahet ministër etj. Në kete klub është Isa Mustafa, Agim Veliu, Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Bajram Gecaj e shumë emra te tjerë të cilet marrin vendime. Figurat të cilat shihen si Lumir Abdixhiku janë të zgjedhur te atyre.Tash po shihet se nga ky grup ka zera kundër Lumir Abdixhikut. Eshte fol që në shtator bjen Qeveria nga kolegët e mi nga LDK-ja, por faktikisht ne pranvere ka mundesi bjen kryetari i LDK-se para Qeverise” tha Avdyli në ATV raporton Gazeta Blic.


