Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Evropian, vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Kjo erdhi si rezultat i ngjarjeve të muajve të fundit në veri të vendit.
Megjithëse nga Kosova u morën masa për deeskalim në katër komunat veriore, ato vazhdojnë ende të jenë në fuqi.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani.
Burjani tha se masat e vendosura nuk do t’i hiqen Kosovës derisa të përmbushen plotësisht pa kushte të gjitha pikat e vendosura nga Bashkimi Evropian.
“Nuk do t’i heqin masat deri sa të përmbushen kushtet e BE-së, pra tani Kosova duhet të permbush plotësisht pa kushte të gjitha pikat, nëse nuk ndodh, masat mbeten në fuqi”
Ai tutje foli edhe në lidhje me Asociacionin, Draftin e të cilit, Kurti, është dakoorduan në Bruksel t’a pranojë.
Burjani tha se loja e Vuçiqit me zgjedhje në Serbi nuk është e rastit dhe se zgjedhje mund të ketë edhe në Kosovë deri në muajin shkurt.
“Kryeministri Kurti është fleksibil në fjalor për Asociacionin dhe diskutimin, që nuk nënkupton edhe zbatimin.Loja e Vuciqit me zgjdhjet në Serbi nuk është e rastit, edhe tek ne gjasat janë të shkojmë në zgjdhje në muajin shkurt” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani, Analist
Kryeministri Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heqë masat, siç i quajti ai, të padrejta e ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese”, theksoi Kurti javë më parë për KP raporton “Gazeta Blic”


