Euro2024

Paralajmëron Aebischer: Duam të fitojmë, e njohim mirë Italinë dhe futbollin që luan

06/28/2024 12:45
nga:Mergim Rreci

Michel Aebischer i njeh shumë mirë kundërshtarët e ardhshëm të Zvicrës, duke qenë se mbrojtësi luan në Serie A me fanellën e Bologna-s.

Në një prononcim të dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Italisë, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian, zviceriani u shpreh se duan të fitojnë dhe se nuk tremben nga italianët.

“Ne i njohim italianët, vendin dhe kulturën e futbollit, kjo e bën gjithçka pak më të veçantë. Në fund është ndeshja e 1/8-ave dhe duam të fitojmë, pavarësisht nga ekipi kombëtar me të cilin përballemi. Ne nuk mund të përballojmë të humbasim, është e qartë, por nuk mendoj se kjo do të thotë më shumë presion për ne. Ne do ta përballojmë ndeshjen siç bëmë me të gjitha në grupin tone. Objektivi është të fitosh, kjo nuk ndryshon asgjë”-deklaroi Aebischer.