Lajme

Paralajmërojnë nga AKR-ja: Kosovën po e pret një presion i madh ndërkombëtar

01/14/2024 13:28
nga:Genita C

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se lavdatat për qeverisje duhet të argumentohen me fakte.

Makolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Qeveria Kurti nuk mund të krenohet me suksese e të arriturat, pasi sipas tij, kriza në veri, Asociacioni e sanksionet janë probleme që nuk mund të kalohen lehte.

“Lavdatat për qeverisje të mirë duhet të argumentohen me të arriturat e saj dhe atë me fakte. Nuk kamë ndonjë analizë të qeverisjes së qeverive të shteteve të rajonit, por edhe të kisha, nuk e kisha vlerësuar qeverisjen e qeverisë sonë duke e krahuar me të arriturat e atyre rajonale, por në bazë të punëës dhe aktiviteteve që i ka bërë qeveria jonë për përmisimin e jetës së qytetarëve dhe në rrafshin ndërkombëtar për finalizimin e shtetësisë sonë, pranimin në organizatat relevante ndërkombëtare dhe në OKB”, tha Makolli.

“Kriza në veri të vendit, ka ndikuar në të gjitha lëmit. Veçanarisht në thithjen e investimeve të cilat janë jetike për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe njëheri për ndalimin e emigrimit të rinisë sonë, për shkak të papunësisë”, shtoi Makolli.

Brengosës e sheh edhe faktin që Kosova ka rejing të ulët në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, teksa paralajmëron presion të madhë ndërkombëtar për marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit.

“Fakti që po na imponohet Asociacioni dhe shkaku i tij jemi nën sanksione, është indaktore që Qeveria jonë nuk mund të krenohet për suksese të arritura. Asnjëherë Kosova nuk ka pasë rejting më të ulët në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, e kjo duhet të na brengosë shumë”, tha Makolli.

“Me pranimin e targave të automjeteve dhe marrëveshjeve tjera nga Serbia, konform marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, këtë fillimvit na pret presion i madhë ndërkombëtar i cili nëse nuk kalohet në koordinim të plotë me SHBA, do të sjellë në vazhdim pasoja të pariparueshme”, shton tutje.

“Qeveria duhet të ketë interesin e Kosovës mbi të gjitha, kjo nënkupton edhe mbi interesin partiak e individual”. /GazetaBlic/

Besnik Tahiri i kundërpërgjigjet Albin Kurtit: Liston 10 pikat që e bëjnë qeverisjen e tij më të dobtën në rajon

Kurti në takim me Viola von Cramon: Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë