Lajme

Paralajmërohet vendimi në Shqipëri, në bare dhe restorante mund të hyni vetëm me certifikatë vaksinimi

11/04/2021 18:42
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastriliu ka paralajmëruar vendosjen e pasaportës së vaksinimit për të hyrë në lokale e restorante.

Gjatë një interpelance në kuvend, Manastirliu tha se kjo masë vjen në një kohë kur aplikohet në të gjitha vendet e tjera.

“Si hyhet në një lokal në Evropë? A hyhet me Green Pass? Do ta vendosim Green Pass-in? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vendosim Green Passin. E vendosëm në Universitete”.

Manastirliu iu përgjigj edhe akuzave të opozitës se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit sa I përket vaksinimit dhe se në popullatë janë injektuar vaksina të pacertifikuara dhe të pasigurta.

“Ne përdorim vaksinën kineze të pacertifikuar që nuk përdoret nga BE. Ne jemi të amulli të plotë duke bërë një sallatë ruse me vaksinat.”

Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri, janë të miratuara nga OBSH dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Nga 8 Nëntori SHBA lejon për udhëtim vaksinat kineze, kjo është vendim ku njihet kjo vaksine.

Demokratët i kërkuan shpërndarjen e komitetit të ekspertëve me argumentin se është një instrument në duart e qeverisë, por Ministria e Shëndetësisë akuzoi opozitën se po dezinformon qytetarët. Teksa parlamenti miratoi disa ndryshime në marrëveshjen me Pfizer, Manastirliu tha se Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH-së për vaksinimin e 70 % të popullsisë deri në mesin e vitit 2022./TV Klan