Lajme

Paralajmërohet tërheqja e Listës Serbe nga institucionet

10/26/2021 11:04
nga:M K

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Lista Serbe të tërhiqet nga institucionet në Kosovë.

“Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, ajo [Lista Serbe] do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”, është shprehur Drecun për RTS.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Listës Serbe i është dhënë besim i madh i cili sipas tij ka ardhur pas koordinimit të ngushtë me Beogradin.

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që e rrahu një grua në një market në Prishtinë