Në seancën e djeshme plenare nuk mori pjesë deputeti nga radhët e LVV-së, Haki Abazi.
Abazi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se ka një sërë faktorësh pse nuk ka marrë pjesë në seancë, faktorë të cilët i ka transmetuar tek lidershipi i partisë.
“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë me Abazin për ta pyetur më gjerësisht rreth mospjesmarrjes së tij, i njëjti nuk është përgjigjut në thirrjen tonë.
Pas kësaj situate të krijuar, analistët politikë, kanë bërë një analizë të situatës në VV.
Ata ndajnë mendimin se në këtë parti ka probleme të brendshme të cilat pritet të shfaqen.
Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thekson se fakti që zoti Abazi nuk ka marrë pjesë në seancë dhe i ka drejtuar shqetësimet e tij tek lidershipi i partisë flet për mungesë komunikimi të brendshëm.
“Reagimi publik nga deputeti Haki Abazi dhe njoftimi se ka arsye për të cilat nuk ka marrur pjesë në senacë, pastaj se i ka drejtuar shqetësimet e veta tek lidershipi i partisë flet për një mungesë komunikimi të brendëshëm dhe për paknaqësi të tijë në raport me pozicionin e tijë në vendimmarrje. Reagimi publik duket se është mundësia e vetme dhe e fundit për tu dëgjuar pasi ka shterrur përpjekjet tjera”, thotë Jashari.
Jashari thotë se ky është sinjali i parë publik që ka pakënaqësi brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai potencon se pakënaqësi të tilla pritet të ketë edhe nga radhët e “Listës Guxo”.
“Pozicioni i tij prej zëvendëskryeministri në mandatin e parë, duket se e bënë të besoj se duhet të ketë më shumë zë në vendimmarrje.Ky është sinjali i parë publik që paralajmëron se ka pakënqësi brenda LVV-së, dhe se mund të dalin zëra shtesë si të pakënaqur pasi LVV ka krejt pushtetin dhe nevojitet vetëm pelqimi i z.Kurti për të marr pozicione të rëndësishme.Kurti duket se vepron sipas pelqyeshmërisë së publikut edhe kur ofron dhe largon nga vetja përsona të caktuar pasi e dimë se Haki Abazi nuk pelqehet nga publiku dhe LVV është kritikuar shumë që i ka dhënë hapsirë atij shumë në mandatin e parë. Se i ka rënë pelqyeshmëria flasin edhe votat që i ka marr ai në zgjedhjet e shkurtit ku u rendit i fundit në listen e deputetëve.Pakënaqësi të ngjashme mund të presim shpejt edhe tek deputetet e “Listës Guxo” pasi nuk vërehen fare të kenë ndikim në vendimmarrje dhe kjo do të reflektoj edhe në paknaqësi” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”
Edhe profesori universitar, Muhamed Kelmendi, është i të njëjtit mendim se VV-ja ka probleme të brendshme.
Kelemendi thotë se kjo gjendje nuk vjen nga Haki Abazi, pasi ai nuk ka ndikim në VV, por ka çështje të tjera.
“VV-ja ka probleme të brendshme. VV si parti qeveritare pas zgjedhjeve lokale e ka një pozitë jo aq të mirë në raport me degët dhe me qendrën. Fërkimet dhe pakënaqësit janë të dukshme. Kjo gjendje nuk vjen nga ndonjë individe, aq me pak si Haki Abazi. Abazi në VV nuk ka ndikim të tillë që mund të dëmton. Eshtë me siguri ndonjë çështje tjetër që e dëmton situatën e brendshme në VV. Eshtë apo nuk është Haki Abazi ne VV, fare për këtë parti s’ka rendesi. Rëndësi ka vetëm për zotin Abazi që me e pa a të perfundon apo ecë më tej me karierë politike. VV-ja ka probleme tjera, ato shkojnë nga deget e VV-së që kanë humbur pushtetin lokal për shkak te imponimit të kandidateve ne zgjedhje. Kështu është në Prizren dhe në Mitrovicë gjendja. Ka edhe degë të tjera që janë të paknaqura me qendren për shkak te imponimeve politike për zgjedhje. Eshtë gjithashtu edhe mos- perfaqesimi adekuat i degëve në qeveri dhe në borde. Keto fakte jane domethenese për gjendjen në VV” tha Kelmendi për “Gazeta Blic.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale nuk u pozicionua mirë duke zënë vendin e katërt, pavarisht fitores së madhe që pati në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.
Ky subjekt fitoi vetëm katër komuna, atë të Gjilanit me Alban Hysenin, të Podujevës me Shpejtim Bulliqin, të Kamenicës me Kadri Rahimajn dhe komunën e Shtimes me kandidatin Qemajl Aliu.
Kryeministri, Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, tha se kjo humbje në zgjedhjet lokale erdhi si shkak i bashkimit të të gjitha subjekteve politike kundër LVV-së.
“Të gjithë u bënë bashkë kundër VV-së”- Kurti flet sërish për rezultatin e zgjedhjeve lokale


