Lajme

Paralajmërohen erëra të forta, të dielën izolohet zona përreth objektit të Komunës në lagjen Arbëria në kryeqytet

02/10/2024 23:36
nga:Gazeta Blic

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se nesër (e diel do ta izolojë zonën rreth objektit të Komunës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

Emocione në BBVA: Meritoni surprizohet nga vëllai i tij Rinori…“Ai nuk duhet të luajë kundër Bayern Munich, në Angli nuk do të ndo…Si të shpëtoni lehtësisht nga ndryshku në sipërfaqe të ndryshme…Kupchan: Sulmi në Banjskë ishte një moment shumë i rrezikshëm…“Do ta rrahësh ndonjë ditë të shkretin” – Arbër Hajdari ironizon me…
“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara”, citon Komuna njoftimin Entit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca kërkon nga qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.

Komua ka publikuar edhe numrat e telefonit që në çdo rast rreziku të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit:

0800 112 33 ose 0800 112 44