Lajme

Paralajmërimi për zgjedhje të reja në veri, Berisha: Duhet të mbahen pas gjashtë muajve

06/01/2023 21:35
nga:Genita C

Pas paralajmërimit të presidentes, Vjosa Osmani, për zgjedhje të reja në veri të vendit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se duhet caktuar data dhe këto zgjedhje duhet të mbahen jo më afër se gjashtë muaj.

Berisha në një prononcim për GazetaBlic tha se, pasi të shpallën zgjedhjet e reja duhet që tërë spektri politik kosovar, shoqëria civle dhe palët e interesuara, të dakordohen që të shkohet në një qeveri me bazë të gjërë, apo gjithëpërfshirëse.

“Zgjidhja për situatën në Veri duhet të jet një marrëveshje e harmonizuar në mes Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesve të Komuniteteve të katër Komunat në Veri, me theks atij serb kosovar, PUN e QUINT, në koordinim me Ambasadën e SHBA, për të caktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto katër komuna që po kontestohetn”, tha Berisha.

“Këto zgjedhje duhet të mbahen jo më afër se gjashtë muaj. Ndërkohë të katër kryetarët e zgjedhur mbajnë dhe ushtrojnë pozitat e tyre si kryetar të zgjedhur dhe duke i legjitimuar e funksionalizuar mandatet e tyre.Pasi të shpallën zgjedhjet lokale në komunat në Veri, i tërë spektri politik kosovar, shoqëria civle dhe palët e interesuara, të dakordohen që të shkohet në një qeveri me bazë të gjërë, apo gjithëpërfshirëse”, thotë ai.

Sipas Berishës, Qeveria Kurti duhet të ketë program edhe për reformën në drejtësi, si dhe përmbylljen e transfromimit të Forcës dhe arritjen e KPO.

“Kjo qeveri nuk do të kishte mandat të kufizuar në kohë por që vazhdon deri sa të përmbushen të gjitha obligimet që ka Kosova, me theks zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe arritjen e marrëveshjes finale me njohje të ndërsjellë dhe garan ë të SHBA, me përmbylljen e procesit të shtetësisë. Po ashtu, kjo qeveri duhet të ketë në programin e saj qeverisës edhe reformën në drejtësi dhe sistemin zgjedhor, si dhe përmbylljen e transfromimit të Forcës dhe arritjen e KPO”, tha Berisha.

“Kjo qeverisje do të përmbyllte të gjitha ato tema, me të cilat lirdershipet partiake gjatë këtyre viteve, kanë krijuar kauza pas të cilave nuk kanë mundur të qëndrojnë dhe as ti përmbushin. Pra, kanë ndërtuar kauza të rrejshme që si kanë përmbushur dot, ngase nuk janë varur vetëm nga Kosova, por edhe nga diplomacia ndërkombëtare dhe partnerët strtategjik e aleatet”, shtoi Berisha.

Berisha thotë se kjo do të ndikonte që Qeveritë e ardhshme në pushtet, nuk do të vinin me kauza të rrejshme dhe me mashtrime.

“Kjo do të bënte të mundur që lidershipet e ardhshme në zgjedhjet e ardhshme në Kosovës, pas përfundimit të mandatit të kësaj qeverie gjithpërfshirëse, të mos vijnë më me agjenda elektorale e kauza fiktive, të paqëndrueshme dhe mashtrime, por do të ofrojnë programe të karakterit zhvillimor në ekonomi, arsim, shkencë, infrastrukturë, etj, që do ta bënin Kosovën një vend nga ku nuk do të ikej më dhe vend të mundësive të mëdha. Pra mjafton vullneti i mirë dhe patriotizmi për ta arritur një stabilitet afatgjatë dhe zhvillim permanent”, tha Berisha për GazetaBlic.

Dy opsionet se si mund të shkojë veriu përsëri në zgjedhje, pas paralajmërimit të Osmanit

Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri