Lajme

Paralajmërimi për vërshime dhe erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes

03/24/2024 15:35
nga:G B

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pas paralajmërimit për vërshime të shpejta dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshimeve të shpejta që pritet të ndodhin në Prishtinë, ku si pasojë e të cilave mund të ketë rrëshqitje të dheut.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se do të ketë aktivitet ciklinik, reshje intensive dhe vërshime të shpejta nga orët e para të ditës së hënë.

“Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 35%. Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: 15 %. Zona e prekur e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve: Shumë e lartë: 6 km², e lartë: 72 km², E moderuar: 31 km²”, thuhet në njoftim.