Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot deklaroi se do ta vizitojë Kosovën dhe se nuk e pyet Kurtin për këtë.
Lidhur me këtë, për Gazeta Blic është deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Ai thotë se Kosova është shtet dhe Vuçiq e ka të qartë dhe se ai s’mund të hyjë në Kosovë pa leje të institucioneve të saj.
“Kosova është shtet dhe ai e ka të qartë. Pa lejen e institucioneve të Kosovës nuk mund të hyjë. Deklaratë shoviniste dhe destabilizuese”, thotë Batusha./Gazeta Blic/
Vuçiq tha se do ta vizitojë Kosovën, Kurti tregon a do t’i japë leje


