Lajme

‘Paralajmërimi i ShBA-ve për ndërprerje të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës’- Ymeri, çështje alarmante!

09/18/2024 16:42
nga:N K

Javë më parë, Policia e Kosovës, ka kryer një aksion i cili rezultoi me mbylljen e pesë komunave paralele në veri.

Pas mbylljes së këtyre komunave, ka reaguar menjëherë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur shqetësimin për veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara që po ndërmarr Qeveria e Kosovës.

Ambasada e SHBA-ve paralajmëroi se kjo mund të ndikojë edhe në ndërprerjen e bashkëpunimit të tyre me Policinë e Kosovës.

Përderisa Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës përgjatë shumë viteve si pjesë e përkushtimit tonë për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit. Instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga ana e qeverisë për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës që të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës së ShBA-së.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “GazetaBlic”analisti politik Visar Ymeri.

Ymeri tha se kjo është një ndër komunikatat me gjuhën më të ashpër, që sipas tij, ky është një problem që do të duhej të ishte alarmant.

“Kjo ka qenë një prej komunikatave në përgjithësi me gjuhën më të ashpër si reagim të veprimeve dhe sjelljes së Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Veçënarisht kjo pjesa që ka të bëjë me Policinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme në përgjithësi, dhe duke pasur parasysh që është hera e dytë që Ministri i Punëve të Brendshme në një farë mënyre veçohet në politikën e tij, mirëpo kur Ambasada Amerikane e vlerëson se mënyra se si merrë vendime e veprime Qeveria e Republikës së Kosovës është instrumentalizim i Policisë së Kosovës mendoj që është problematikë dhe do të duhet të ishte alarmante”, u shpreh Ymeri.

Sipas Ymerit, në rast se ndodh, kjo do të shkaktonte një dëm të madh për vendin tonë.

“Kosova është një vend që vazhdon të ketë nevojë për ndihmë, veçanarisht për sektorin e sigurisë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ndihma e ShBA-së ka qenë e pakotenstueshme dhe pa çmim në këtë drejtim. Dhe kjo ndërprerje tash do të nënkuptonte se të gjitha projektet që janë duke vazhduar që të stopohen e të mos ketë as aprovim të projekteve të reja dhe në këtë drejtim konsistoj që nëse ekziston kjo mundësi që të ndërprehen me sektorin e policisë në këtë rast dhe me Minsitrinë e Punëve të Brenshme dhe të kishte qenë një dëmë mjaft i madh për Kosovën edhe në rrafshin taktik dhe në atë diplomatik”, tha ai.

Ai shton se, kjo ndërprerje do t’a vendoste në pozitë të vështirë Policinë e Kosovës, që sipas tij, vazhdon të ketë nevojë për ndihmë nga partnerët tanë përëndimor e veçanarishtë nga ShBA-të.

“Kosova duhet të jetë shumë konstruktive, madje edhe kërkuese e pandalshme në mënyrë që procesi i dialogut të ecë përpara. Ndërkohë tash e kemi një qeveri që miqtë tanë po e konsiderojnë sikurse penguese në zbatimin e marrëveshjes ose njëra prej palëve që po e pengon zbatimin e marrëveshjes të cilën edhe vet Kryeministri e ka pranu dhe të gjithë e kanë thënë që është në dobi të Kosovës”, përfundoi Ymeri.

Ndërsa eksperti i sigurisë , Drizan Shala, tha se vendi ynë ka dëshmuar që institucionet mund të mbrohen nga mos interferimi politik në çdo periudhë.

“Sanksionet nga ana e SHBA nuk e kan prekur ende pjesen e trajnimeve për pjestaret e PK por që nje gje e tillë mund të thuhet që është në opsione në rast se do të instrumentalizohet siç e ka përshkruar ShBA në deklarimin e saj. Kosova ka dëshmuar që institucionet mund të mbrohen nga mos interferimi politik në çdo periudhë dhe kohë pa u penguar fare nga dëshirat politik prandaj edhe në këtë rast do të kemi një situatë të tillë progresive”, tha ai për GazetaBlic.