Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare, ata thonë se do të zgjasë deri sa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ku edhe kërkojnë nga KFOR-i, që të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Gazeta Blic, është deklaruar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, ku thotë se diaspora duhet të ketë kujdes të shtuar kur lëvzin në Serbi.
Kastrati thekson se pasojat e çdo situate lidhur me veriun po i paguajn qytetarët dhe jo Kurti.
“Ne skemi si ta menaxhojme pjesen andej, por tani diaspora duhet te kete kujdes kur levizin ne Serbi. Qasja konfliktuoze e Kurtit per Veriun me SHBA e BE dhe destablimi i regjimit policor ne Veri, por jo te qeverisjes lokale tani sjell keso reagime edhe nga pala tjeter. Si zakonisht, pasojat e cdo situate lidhur me Veriun i paguajne qytetaret e jo Kurti”, tha ai.
Tutje, ai thotë se nga kjo mbyllje komuniteti i biznesit në Kosovë do ti ketë kostot tjera më të larta ku shton se kjo do të ndikoj edhe në rritjen e çmimeve në Kosovë.
Ndër të tjera Kastrati thotë se këto dhurata për qytetarët vijnë vetëm nga kryeministri Kurti.
“Ne kete rast diaspores i zgjatet mundimi dhe rruga per ne Kosove, si dhe komuniteti i biznesit ne Kosove do ti kete kostot tjera me te larta ne rast se andej mbyllet qarkullimi per cka kjo do ndikoj edhe ne rritje te cmimeve ne Kosove. Keto dhurata per qytetaret vijne vetem nga Kurti!”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.


