Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se nëse zgjedhjet do të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës, ata janë të gatshëm për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.
Kështu të paktën tha për GazetaBlic, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, tha ai për GazetaBlic.
Ndryshe, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri, emisarëve ndërkombëtarë europianë, për zgjedhje të parakoshme në veri.
Sipas tij, kjo në kuadër të diskutimit për deeskalim dhe normalizim të situatës.
”Në takimin e djeshëm me [Miroslav] Lajçak, kemi disktuar për deeskalim edhe normalizim”.
”Unë i kam siguruar jo vetëm [Miroslav] Lajçakut dje por edhe [Josep] Borrelin të dielen, se Qeveria e Kosovës nuk kontribon në eskalim.I kam siguruar që policët që janë nëpër ndërtesa të komunave, nuk janë duke zhvilluar operacione në rrethinën e atyre ndërtesave. Sepse komunikatën e lëshuar nga [Josep] Borrell nga Moldavia, thoshte që ‘në afërsi të ndërtesave të mos ketë operacione të policisë së Kosovës.Kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme në veri. Sepse vetëm zgjedhjet e parakohshme janë mundësia për ndërrimin e pushtetit”, tha Kurti.
“Nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar komune në Leposaviq, ka faj Beogradi”


