Në një konferencë për media, dje Kryeministri Kurti paralajmëroi për sulme të reja në veri të vendit.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-inspektor i AKI-së, Burim Ramadani, tha se tema reale është mungesa e rrymës, të tjerat janë shpërqendrim.
Ramadani ka shtuar edhe se qytetarët e kanë hall rrymën për shkak se edhe ka mungesë të saj edhe faturat janë të larta.
“Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake. Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë”, shkroi ai në Facebook, përcjell GazetaBlic.