Lajme

Paralajmërimi i Kurtit për sulme/ Bajqinovci: Nuk ka nevojë për panik, institucionet janë në krye të detyrës

12/25/2024 15:00
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk duhet të krijohet panik nga paralajmërimet e kryeministrit Kurti për sulme të reja nga Serbia, para dhe pas vitit të ri.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qeveritë nëpër botë paralajmërojnë për rreziqe në kohë festash.

“Jo, nuk mendoj se paralajmërime të tilla përhapin panik. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetëdijshëm për rrezikun që Serbia paraqet për vendin tonë dhe sjelljen agresive të saj ndaj nesh. Qeverinë nëpër botë vazhdimisht paralajmërojnë rreziqet e mundshme sidomos në kohë festash”, u shpreh ai.

Bajqinovci shprehet i bindur se institucionet e Kosovës janë në krye të detyrës për ndonjë sulm të mundshëm.

“Unë jam i bindur që institucionet tona do të jenë në krye të detyrës siç e di që çdo përpjekje e Serbisë për ta destabilizuar vendin do të dështojë”, vlerëson deputeti për Gazeta Blic.

Ndërsa, ai ka dhe një mesazh për mërgimtarët, sa i përket panikut që mund ta krijojnë derisa gjenden për pushime në Kosovë.

“Mërgimtarëve u uroj mirëseardhje në vendin, pushime të këndshme me familjarët dhe shoqërinë e tyre dhe i përshëndes përzemërsisht”, ka deklaruar deputeti Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/

Paralajmërimet për sulme/ Eksperti i sigurisë: Kurti ka përgjegjësi për sigurinë e shtetit – s’duhet përhapur panik