Lajme

Paralajmërimi i Kurtit për sulm në Veri, analistët: Të plotësohen urgjentisht kërkesat e PK-së, mund të sulmohen nga grupi që iki më 24 shtator

12/24/2023 16:55
nga:G C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se sulmi shtetëror ndaj Kosovës nga Serbia nuk do të ketë.

Arifi e tha këtë deklaratë për GazetaBlic, pas paralajmërimit të fundit të kryeministrit Kurti i cila tha se shteti serb po përgatit sulm të ri në Kosovë.

“Së pari duhet të definohet se çka kuptojmë me fjalës sulm, mund të ketë ndonjë aksion si të 24 shtatorit, por sulmi shtetëror i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndodhë sepse do të ishte një autogol i madhë edhe për Perëndimin, por edhe për Serbinë”, tha Arifi.

Por, në këtë që jemi a duhet Qeveria të plotësojë në mënyrë urgjente kërkesat e NJSI-së?

Arifi thotë se për këtë çështje nuk duhet të ketë as dyshim.

“Por, Qeveria e Kosovës do të duhej t’i plotësojë kërkesat e NJSI-së dhe nuk do të duhej as të diskutohej kjo çështje. Ne nuk duhet të investojmë në Polici e Ushtri vetëm kur kemi probleme të sigurisë, por gjatë gjithë kohës në mënyrë që t’i evitojmë këto rreziqe”, tha Arifi.

“Duhet të punojmë në mënyrë permanente që ne të jemi të gatshëm për çdo eventualitet, kjo do të duhej të ishte të paktën filozofi shtetërore e një shteti serioz”, shtoi Arifi për GazetaBlic.

Ndërsa, njohësi tjetër i çështjeve poltike, Fidan Ukaj nuk e përjashton mundësinë e një “hakmarrjeje” nga grupet që iken nga sulmi terrorist i 24 shtatorit.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se, tashmë policia e Kosovës ka shtuar patrollimet në kufirin Kosovë-Serbi.

“Nuk mendoj se do të ketë një sulm klasik me ushtri të Serbisë drejt Kosovës, por mendoj se mund të ndodhë ndonjë sulm nga grupet që iken nga sulmi i 24 shtatorit. Të ketë organizim të tyre hakmarrë në drejtim të organeve të sigurisë në Kosovë.Për çka mendoj se PK-ja ka shtu patrullimet dhe vigjilencën bashkë me trupat e NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi”, tha Ukaj.

Për këtë, Ukaj shton se organet e sigurisë duhet të jenë të mirëpajisura dhe të ju plotësohen të gjitha kushtet.

“Organet e sigurisë gjithmonë duhet të jenë të mirëpajisura dhe poashtu në bazë të mundësive buxhetore të iu plotësohen kërkesat financiare. Mendoj se jo vetëm kërkesat e NJSI-së, por të të gjithëve në organet e sigurisë duhet të plotësohen që të kenë motiv për t’i kryer detyrat e tyre që i ngarkohen me ligj”, tha Ukaj për GazetaBlic.

Raportohet për vjedhje në zyrat e UNMIK-ut në veri, policia: I kemi gjetur dritaret e thyera