Showtime

Paralajmërimi i këngës u shikua miliona herë, Don Xhoni nuk i harron ironizimet: Kap boni bashkëpunime jepni zor

06/07/2023 09:46
nga:G C

Don Xhoni është reperi nga Drenica, që vera e vitit të kaluar i takoi atij pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Katile”.

Duket reperi po punon që ta rrëmbejë edhe verën e 2023-tës.

Së fundi, ai ka paralajmëruar projektin e ri muzikor të titulluar “Ike”, e që e veçanta e këtij projekti ishte se në klip shfaqet edhe ish e dashura e tij ruse, Ariana Lirey.

Ky paralajmërim është pëlqyer shumë, e brenda 24 orëve është shikuar një milionë herë në ‘Instagram’ e një milionë herë edhe në ‘TikTok’

Lidhur me këtë ka pasur një reagim vetë reperi.

Ai ka ironizuar me artistët e tjerë teksa u ka kërkuar të bëjnë bashkëpunime për t’u nxjerrë nga kriza.

E ndër të tjera ka paralajmëruar edhe një befasi për ditën e sotme.