Lajme

Paralajmërimi i frikshëm i ish ministrit të Zhvillimit Ekonomik: Kosova do të goditet rëndë nga kriza energjetike, rritja e çmimit të rrymës është e pashmangshme

12/15/2021 15:57
nga:N M

Ish ministri i Zhvillimti Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur rreth krizës së energjisë elektrike që ka goditur vendin, por edhe për mungesën e rrymës në vende të ndryshme të rajonit dhe Europës.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se tashmë si shumë vende të tjera që kishin paralajmëruar krizë të energjisë elektrike, kjo situatë tashmë po ndodh edhe në Kosovë.

Madje, sipas tij kjo gjendje me të cilën po ballafaqohet vendi, ishte paralajmëruar qysh në verën e këtij viti.
Lluka ka përmendur edhe disa faktorë që kanë çuar në këtë krizë.

“Kriza energjetike është paralajmëruar qysh në verë që vjen si rezultat i disa vendimeve gjeopolitike dhe kushte atmosferike si fajtorë kryesorë, ndër to, mungesa e erës në Evropë, mbyllja e shpejtë e termocentraleve me qymyr dhe furnizimi me gaz nga Rusia”, tha Lluka.

Por, ai ka bërë dallimin mes vendeve të Evropës dhe Kosovës, kur është në pyetje kriza energjetike.

Sipas tij Kosova do ta ketë më problem, për disa arsye ballafaqimin me krizën e energjisë elektrike.

Kosova, si çdo shtet tjetër në Evropë, është futur në krizë energjetike, mirëpo, Kosova, si asnjështet tjetër në Evropë, nuk është e gatshme të përballohet me një krizë të tillë të dhe si rezultat, Kosova, si asnjë shtet tjetër në Evropë, po goditet rëndë dhe do të vazhdoj të goditët rëndë nga kjo krizë“, tha Lluka për Gazeta Blic.

FOTO/ Valdrin Lluka, ish ministër i Zhvillimit Ekonomik

Si të dilet nga kjo gjendje – çfarë duhet të bëjë Qeveria Kurti?!

Lluka që dikur ishte ministër i Qeverisë së Kosovës e që drejtonte dikasterin e Zhvillimit Ekonomik, ka dhënë disa ide se si mund të dilet nga kjo situatë.

Ka pasur disa rekomandime për Qeverinë e Albin Kurtit.

Problemi me rrymën ka thënë ai nuk është se mund të zgjidhet brenda ditës.

“Energjia nuk është sektor që rregullohet brenda natës, prandaj edhe ekzistojnë strategji 10 vjeçare që e formojnë këtë sektor për t’i përballuar situatat e tilla dhe për të përkrahur zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk ka zgjidhje afatshkurtër dhe si rezultat, rritja e tarifave të energjisë është e pashmangshme. Maksimum që mund të bëjnë institucionet e vendit është të destimulojnë konsumin e energjisë përmes kampanjave apo stimulimeve financiare si dhe të ofrojnë alternativë të shpejtë për infrastrukturën përkahëse, siç është subvencionimi i lëndëve alternative djegëse për konsumues individual dhe biznese”, ka vlërsuar Vladrin Lluka.

Mbyllja totale e Termocentralit Kosova A, investimi dhe zgjërimi i Termocentralit Kosova B janë disa nga rekomandimet që Lluka ka dhënë për të dal nga kjo krizë.

“Zgjidhja e problemit është afatmesme dhe afatgjate që kërkon investim dhe fokus të madh nga institucionet, pra duhet të jetë prioritet si sektor. Me investim, nënkupton, diversifikimi i burimeve energjetike, rritja e investimeve në efiçiencë, lehtësimi i procedurave për instalimin e paneleve solare për vetkonsum me mundësi të shfrytëzimit të rrjetit për deponim të tepricave, rritja e licencave të energjisë me diell dhe erë, mbyllja e termocentralit A dhe rehabilitimi e zgjërimi i termocentralit B, që nënkupton gjithashtu trefishimin e kapaciteteve kogjeneruese për ngrohtoren e qytetit, rrjedhimisht rritjen e investimeve në ngrohtore të Prishtinës për zgjerim më agresiv të rrjetit, si dhe investime ne ngrohtore në qytete tjera përmes biomases”, ka thënë Lluka.

Kriza energjetike, Kurti ka një kërkesë ndaj ministrave

Kriza energjetike, shoqëria civile fton Qeverinë për të marrë masa

Kriza energjetike në Evropë rrezikon rreth 2 mijë paga në Kosovë