Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka thënë se dorëheqja e policëve mund të sjell rezik në sigurinë e vendit.
Ai përmes një prononcimi për Gazeta Blic ka thënë se pret që në takimin e kryeministrit Kurti me policinë të zgjidhen problemet dhe pakënaqësitë nga ana e policisë.
“Ishte mirë që nuk ndodhi protesta e rradhës, mundësia e bisedimeve që të tejkalohen problemet dhe të zgjidhen çështjet e benefiteve të policisë, sa u përket shtesave të rrezikshmërisë por edhe të çështjeve të tjera, që ka të bëjë me sigurimin shëndetësor dhe jetësor, mendoj që është mirë të bisedohet direkt lidhur meshpalosjen e mundësive, me siguri kryeministri përpos Ministrit të Brendshëm do ta ketë edhe Ministrinë e Financave për të diskutuar për çështjet esenciale lidhur me buxhetin për vitin 2024. Pjesa e dorëheqjes vetëm e përshkallëozon situatën edhe mendoj që me një kuptim të dyanshëm edhe mundësive por edhe kërkesave reale që kanë zyrtarët policorë të gjendet një zgjidhje e mundshme”, ka thënë Ibishi.
Ai potencoi se çështja e dorëheqjeve paraqet një gjendje jo të mirë për sigurinë e vendit.
“Kjo çështje e dorëheqjaeve në kuptimin e sigurisë, nuk është e mirë sepse reaiteti është se zyrtarët policorë dhe gjithë këto konkurse që po bëhen do të thotë ka nevojë për plotësim të zyrtarëve policorë në aspekt në kuotim që ajo merr kohë edhe në shkollimin e tyre ka koston trajnimet por edhe çështjet praktike derisa ata i kanë kompetencat e plota të zbatimit të autorizimeve, për këtë arsye në aspektin e sigurisë ajo paraqet një shkallë të rrezikut në mos përmbushjen e objektivave në kuptim të burimeve njerëzore që do të ketë mangësi të stafit në kryerjen e detyrave se çfare i ka Policia e Kosovës “, ka thënë Nuredin Ibishi.
Lidhur me këtë temë ka folur edhe eksperti i sigurisë Drizan Shala, i cili ka thënë se dorëheqja e policëve është mjaft shqetësuese dhe se shteti duhet të ndërhyjë me urgjencë.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic potencoi se vetëm në vitin 2023, kanë dhënë dorëheqje 50 zyrtarë policorë.
“Nga ana e nivelit sindikatës mund të thuhet që niveli i qeverisë është duke bërë presion të jashtzakonshëm ndaj kreut të saj, për të ndalur avancimin dhe avokimin e problemeve që kanë zyrtaret policore. Vetëm në vitin 2023 kemi afro 50 zyrtarë që kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre për arsyje të pagës por edhe mos përmbushja e rrezikshmëris si kategorizim që është tejet shqetësuese sepse një zyrtarë policore nga fillimi i trajnimit deri të përfundimi për të marrë pozitën zyrtare, shtetit i kushton 15000 euro dhe një zyrtar policore që ka një bagazh në struktura të ndryshme dhe trajnimet mund të shkojë deri në 200.000 euro që taksapaguesit i kushton dhe keta të lirojnë detyrën e tyre si presion i kushteve ekonomike sociale këtu do të duhej të ndërhyn shteti me urgjencë të shpejt”, ka thënë Shala./Gazeta Blic/
Zeqiri: Nëse nuk plotësohen kërkesat, do të nisin dorëheqjet e policëve