Lajme

Paralajmërimi i Baton Haxhiut: Exit Polli tregon se do të ketë kthim të ekuilibrit politik në Kosovë!

10/17/2021 15:15
nga:Y I

Gazetari, Baton Haxhiu, në një lidhje të drejpërdrejtë për Kanal 10 me gazetarin Kushtrim Sadiku ka dhënë detaje në lidhje me Exit Pollin që do të jepet nga ora 19:00 në këtë televizion.

“Aludimet do t’i japim nga ora 6 deri në 7. Në 7 njerëzit ma të lumtur janë aty grafistët dhe regjizorët që i dinë rezultatet të parët për arsye se duhet të përgatiten”

I pyetur nga gazetari Sadiku se a mund ta japim një fjali se si do të quhen këto zgjedhje, Haxhiu u përgjigj kështu.

“Kthimi i ekuilibrit politik në Kosovë” tha Haxhiu në Kanal 10 raporton Gazeta Blic.