Lajme

Paralajmërimet për sulme nga Serbia/ Shala: AKI ka menaxhuar në kohë reale kërcënimet, gardian i parë i ruajtjes së sovranitetit të vendit

12/24/2023 14:55
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar konferencën e djeshme të kryeministrit Kurti e ministrit Sveçla dhe paralajmërimet për sulme të reja në Kosovë nga Serbia, raporton Gazeta Blic.

Ai thotë se AKI në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik kanë arritur t’i menaxhojnë në kohë reale kërcënimet me të cilat po përballet siguria në vend.

Sipas tij, AKI është gardiani i parë i aktivizimit të arkitekturës së institucioneve të sigurisë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit AKI, mbrojtësi i Sigurisë Kombëtare

Çka është thënë në konferencën e mbajtur nga ana e kryeministrit të Kosovës, në lidhje me raportin të prezantuar nga ana e Ministrit të MPB-së, për ngjarjen terroriste në territorin e Kosovës, në muajn shtator 2023, ku ishte tentativa e parë për të ndezur një konflikt të përmasave rajonale?

Në kuadër të kësaj konference, kryeministri vuri theksin mbi ruajtjen e sigurisë kombëtare, e cila ishte në rrezikun më të lartë, që nga shpallja e pavarësise se Kosovës në 2008, ku duhet konstatuar që AKI-ja (Agjencioni Kosovar Inteligjences), në bashkërendim dhe bashkëpunim më partnerët tanë strategjik, në fushën e sigurisë dhe inteligjencës (USA), kanë mundur të menaxhojnë në kohe reale dhe faktike gjithë kërcenimet që ishte përballuar siguria nacionale në vend.

Pra, bazuar në legjislacionin në fuqi, niveli strategjik udheheqës i AKI-se, në baze të kësaj që është paraqitur nga ana e kryeministrit në konference mund vlerësohet që çfarë do kërcnimi që mund t’i paraqitet sigurisë kombëtare (nacionale) ky institucion do të jetë gardiani i parë i aktivizimit të arkitektures se institucioneve të sigurisë në lëvizjen drejt qëllimit dhe synimit që është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të Republikës se Kosovës.

Bajqinovci: Serbia të sanksionohet dhe Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë – rreziku për sulme terroriste vazhdon derisa ai është i lirë