Lajme

Paradite vranët, pas me diell!

09/02/2021 06:59
nga:M K

Ditëve të ardhshme mot kryesisht me diell. Nga dita e diel mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat rriten përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e premte dhe të shtunë, shkurtimisht vlerat e çastit të grimcave të materies mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, që shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

2.09 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën më shumë diell.
3.09 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.
4.09 – Kryesisht me diell.
5.09 – Vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu.
6.09 – Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale të premten zbresin deri në 9C, e maksimalet nga 22C, ditën e enjte, shënojnë rritje deri në 25C ditën e shtunë.

Do të dominojë kryesisht era nga verilindja e lehtë dhe mesatare 2-11m/s, vetëm ditën e shtunë ku do të fryjë nga krahu jugor e lehtë 2-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale ditëve të ardhshme, e më pas me një rënie graduale.