Editoriale

Paradigma e Re e Kosovës: Një Epokë e Re mund të startoj

07/23/2023 12:35
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Shenoll Muharremi

Albin Kurti nuk do të arrijë të zhvilloj dhe bëjë Kosovën siç e dëshitojmë ne edhe 200 vite. Në fakt Albini është djalosh, fjala është për qeveritë dhe për politikën. As Lumiri, Memli, Isa e Hashimi nuk do e bëjnë. Mund ta ndihmojnë këtë proces. Deri tani duket që kemi pasur një qasje jo të duhur të konsolidimit, zhvillimit dhe rritjes së Kosovës. Na nevojitet një paradigëm e re për Kosovën.

Qeveritë e as politika nuk do ta transformojnë Kosovën ashtu siç ka nevojë dhe siç e duam të gjithë. Durimi, Valdrini, Alejtini, Linda, Betimi, Fatmiri, Edita.. do e bëjnë Kosovë. Ne shumë gjatë kemi keqkuptuar dhe tentuar gabimisht të ndryshojnë vendin tonë për të mirë.

A e keni pa që nuk po bahet kështu vendi? A nuk i provuam të gjithë… për të gjithë votova e të gjithë i provuam. Nuk po funksionon. Nuk do funksionoj asnjëherë kështu. Paradigram e re bazohet në akterët jo-qeveritar apo jo-shtetror. Fjala është për inovatorët, ndërmarrësit, bizneset… Klasën e patriotëve modern të Kosovës që po ndërtohet dhe është në konsolidim e sipër.

Qeveria ka vetëm 3 miliardë resurse në dispozicion, ato shumica shkojnë paga dhe ndihma sociale. Ato pak projekte publike nuk zbatohen si duhet. Edhe 500 vjet pak do rritemi e zhvillohemi nga qeveria. Puna kryesore e qeverisë është mos të bëjë keq, nëse nuk mundet mirë! Nuk duhet pritur më shumë, se dëshprohesh dhe nuk arrinë larg.

Në Kosovë politika dhe qeveria është gjithcka momentalisht, por ky është një keqkuptim dhe gabim i madh dhe duhet të ndryshoj nga vet ne. Një ide dhe narrative të ri duhemi me aplikuar pa vonesë.

Ky shkrim nuk është sulm ndaj qeverisë apo politikanëve. Vetëm tenton me e konfirmu faktin që mënyra dhe modeli zhvillimor sikurse deri tani nuk ka funskcionuar dhe nuk do të funksionoj as të ardhëm. Duhet ndryshuar modelin, na duhet një paradigëm e re. Besoj që e kemi gjetur tani.

Kush është Durimi? Nuk ka shumë lidhje. Nuk është qëllimi këtu me shiqu personin por fenomenin dhe shembullin e mirë. Durimi është një ndërmarrës. Një familjar, një gjysh i ri. Ai po e ndërton Prishtinën e së fundmi ka filluar edhe jashtë Prishtinës. I ekspozuar edhe me modele e metoda biznesi në SHBA, sukseset e tij jam i sigurt do vazhdojnë gjatë, ende nuk kemi parë asgjë.

Nuk është rast i izoluar Durimi. Eshtë Valdrini, Alejtin, Betimi, Linda, Edita…. e qinda të tjerë. Valdrini sa u kthy prej Shenzen pasiqë ishte në SHBA. Alejtini e bëri një partnertet në Kosovë me universitetin më inovativ në Amerikë dhe botë ndoshta. Betimi e Fatmiri po ndërtojnë e zhvillojnë qendrat më të mira e mëdha ekonomike e tregtare në rajon. Linda është biznesmene model më i suksesshëm me dekada e Edita po konsolidon e zgjeron biznesin e saj. Kjo është paradigma e re e Kosovës. Nuk janë politika. Sa më shpejt që e kuptojmë e fokusohemi, aq më mire për ne.

Konkurrencshmëria dhe fuqia e Kosovës do krijohet e zhvillohet nga këta dhe mijëra ndërmarrës tjerë që kemi e që nuk po mund t’i përmendi të gjithë me një shkrim. Ne duhet ti shërbejmë dhe krijomë kushte të mira për këta heronjë dhe patriot modern të Kosovës. Vetëm këta do e ngrisin Kosovën aty ku duhet.

Kur Durimi të bëhet personi më i fuqishëm në Kosovë, kur të gjithë flasim për Durimin e jo për Albinin dhe Hashimin, Kosova do rritet deri në qiell. Për momentin, pak, krahasim me sa duhet, I njoftin dhe falsin për këta superpersona. Por unë e di! E di shumë mire që do të jenë saktësisht këta ndërmarrës që do e transformojnë ekonominë dhe jetën në Kosovë. Do e bëjnë Kosovë të duhet e mire si një nuse ditën e martesës. As unë nuk do të ri duarkryq. Fuqia ime është modeste, por do japi kontriboutin tim. Të gjithë kemi një punë dhe rol për të bërë e kryer. Me këtë takatë do filloj në vjeshtë projektin e parë të Paradigmës së Re të Kosovë.

Nuk ka të bëjë fare me politikë e qeveri. Ju thash, po fillojmë me një epok të re në Kosovë. Ngritjen e akterëve jo-qeveritar. Kjo është rruga dhe e ardhmja jonë e ndritur. E ardhmja e jonë edhe mund të jetë më e mire dhe më e ndritshme. Jemi vend i vogël dhe kjo mund të jetë edhe përparësi nese e shfytëzojmë si duhet.