Lajme

Paraburgim ndaj dy personave për tentim-vrasje në Ferizaj

01/28/2025 16:23
nga:Sh R

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.D. dhe E.P., për shkak të dyshimit të bazuar për tentim-vrasje në tentativë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, të pandehurit e sulmojnë të dëmtuarin, ku përleshja ka vazhduar edhe jashtë veturës.

Sipas Gjykatës, përleshja ka vazhduar edhe jashtë veturës ku në një moment i pandehuri N.D., nxjerr një thikë nga xhepi dhe me dashje që ta privon nga jeta të dëmtuarin.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehuri më datë 25 janar 2025, rreth orës 17:05 në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, të pandehurit për të sqaruar hynë në automjetin e të dëmtuarit L.Q., dhe gjatë rrugës brenda veturës të pandehurit e sulmojnë të dëmtuarin, pastaj përleshja vazhdon edhe jashtë veturës ku në një moment i pandehuri N.D., nxjerr një thikë nga xhepi dhe me dashje që ta privon nga jeta e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë abdominale duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe dy të pandehurit largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari fillimisht dërgohet në Emergjencën e Ferizajt pastaj dërgohet në QKUK- Prishtinë, ku i nënshtrohet operimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.