Lajme

Para se ta gjuante në ish-kryeministrin japonez, ja ku po qëndronte sulmuesi me armën e çuditshme

07/08/2022 09:12
nga:Genita C

Ish-Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar dy herë me armë zjarri derisa po mbante një fjalim në qytetin Nara. E shtëna e dytë e ka goditur në shpinë, duke e rrëzuar përtoke.

Sulmuesi është arrestuar menjëherë. Një gazetar japonez ka publikuar në Twitter, pamje para sulmit.

Në video shihet sulmesi duke qëndruar afër ish-kryeministrit.

Arma me të cilën u krye sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, ishte e bërë vetë, sipas raportimeve.

Ajo ishte një armë gjahu që ishte bërë në kushte shtëpie. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari po tentonte të vriste ish-kryeministrin, Shinzo Abe, duke qëlluar me një “pajisje të ngjashme me armë”.

Momenti kur qëllohet me armë ish-kryeministri japonez, sulmuesi kapet menjëherë