Lajme

Para nisjes për në Bruksel, Kurti bisedoi me Matthew Palmer e Philip Kosnett

04/27/2021 10:52
nga:M K

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë të gjërë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ambasadori amerikan përmes Twitterit ka bërë të ditur për një bisedë të gjatë të kryeministrit Kurti me Palmer, një ditë para se kryeministri i Kosovës të udhëtoj për në Bruksel.

Ai thënë se dialogun Kosovë-Serbi i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik.

“Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik, Diskutim i gjerë, produktiv me kryeministrin Kurti, dhe Matt Palmer i Departamentit të Shtetit natën e kaluar. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”.

Për dialogun Kosovë-Serbi mbrëmë kanë diskutuar edhe presidentja Vjosa Osmani me zyrtarin amerikan Philip Reeker. Reeker ka thënë se palët duhet tregohen konstruktive në dialogun që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Derisa edhe Departamenti i Shtetit Amerikan sot ka lëshuar një komunikatë për media, ku flitet për dialogun Kosovë-Serbi dhe përkrahjen amerikane në këtë proces që këmngulin se duhet të finalizohet me njohje reciproke.

Duhet theksuar se sot, Kurti do të udhëtoj për në Bruksel, ku do të takohet me krerët e BE’së.

LEXO EDHE:

Osmani, Kurti e Konjufca nuk u përgjigjen gazetarëve pas homazheve të memoriali i të pagjeturve