Lajme

Para Kurtit, Lajçak i shkon në zyre Osmanit

01/30/2024 10:12
nga:N K

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë.

Lajçak në Prishtinë pritet të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke filluar nga ora 14:00, Presidentja do ta pres në zyre Lajçakun.

Ndërsa, Emisari i BE-së, gjithashtu do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga pra 15:00.