Reperi kosovar tanimë është baba i një vajze.
Ledri Vula që tetë muaj është bërë baba për herë të parë, meqë rast vajzës i zgjodhën një emër tejet të veçantë, shkruan lajmi.net. Poem Blue është vajza e Ledrit dhe Sarës e cila iu ndryshoi jetën plotësisht çiftit dhe familjeve të tyre.
Ndërkohë që jo rrallë herë reperi ndanë imazhe duke treguar se si e kalon kohën e lirë me bukuroshen e tij.
Edhe mbrëmë Sara ia ka postuar një foto të këndshme Ledrit me vajzën i cili i dhuron një puthje pas kokës.



