Showtime

Para disa javësh e denoncoi për dhunë, këngëtarja Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin?

06/01/2024 15:38
nga:N K

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi është rikthyer me bashkëshortin ndonëse pak javë më parë u publikua lajmi se e kishte denoncuar atë dhe vëllanë e saj për dhunë.

U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë.

Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today”. Ku u tha se nga burime të afërta me Selimin është mësuar se çifti është bashkë.

“Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit e tani janë duke jetuar së bashku”- thotë ai.