Nol Nushi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se para zgjedhjeve të shkurtit 2025 ai shprehej i shqetësuar për mungesën e energjisë elektrike, ndërsa pas zgjedhjeve të dhjetorit, sipas tij, Kurti ka ndryshuar qëndrim duke minimizuar shqetësimet e qytetarëve për ngrohjen, raporton GazetaBlic.
Kështu shkroi ai në një postim në rrjetin social “Facebook” ku edhe shpëndau dy deklaratat e Kurtit në lidhje me këtë çështje.
“Para zgjedhjeve te shkurtit 2025, Kurti brengosej qe njerezit s’po kane rryme. Pas zgjedhjeve te dhjetorit, pasi morri shume perqindje, Kurti po thote qe na kena marak me u nxe shume”, shkruan Nushi.

