Sporti

Paqueta kërkon largimin nga West Ham, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

01/14/2026 16:29
nga:Mergim Rreci

Lucas Paqueta do të largohet nga West Ham në merkaton e dimrit. Sipas Fabrizio Romano, mesfushori dëshiron të kthehet në Brazil dhe ka rënë dakord për t’u bashkuar me Flamengon.

Braziliani ka refuzuar të jetë në skuadër për ndeshjen e FA Cup kundër Queens Park Rangers, duke e bërë të qartë se nuk do të luajë më për Hammers.

Flamengo është gati të ofrojë rreth 40 milionë euro, por ky kompensim do të paguhet me këste gjatë viteve të ardhshme dhe tani gjithçka varet nga West Ham.

Ekipi i Nuno Espirito Santo po lufton për mbijetesë dhe sigurisht që do të ishte një goditje e madhe të humbiste një nga lojtarët e tyre më të mirë.

/GazetaBlic Sport/