Lajme

“Paqja në Prishtinë e Tiranë, arrihet vetëm kur politikës shovene serbe i tregohet se nuk ka më vend në Ballkan”

02/09/2024 13:32
nga:Sh R

Ish deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, thotë se Kombet e Bashkuara asnjë problem në botë nuk e kanë zgjedhur.

Fatmir Humolli në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nëse Tirana dhe Prishtina duan paqe në Ballkan, ajo do arrihet vetëm kur politikës shovene serbe i tregohet se nuk ka më vend në Ballkan.

“Kombet e Bashkuara sa e di asnjë problem në botë nuk e kanë zgjedhur! Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës 1244 e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Tirana dhe Prishtina duhet me i tregu të gjithëve nese duan paqe në Ballkan, e kjo do të arrihet vetëm kur politikës shovene serbe i tregohet se nuk ka vend në Ballkan”, potencoi ai.

 

Humolli tutje thekosi se Rezulotën 1244 e kanë votuar edhe aleatët kryesor që na kritikuan mbrëmë në Këshillin e Sigurimit.

“Rezoluten 1244 e kanë votu edhe ShBA, Britania e Madhe e Franca si rezultat i dobësisë se Tiranës dhe Prishtinës. Kjo dobesi ka qenë sepse Tirana dhe Prishtina se kane pasë busullen në rregull”, përfundoi Humolli për Gazeta Blic.

 

Gjermania në linjë të njëjtë me BE-në, Rohde: Qeveria veproi si duhet me fushatën informuese para liberalizimit të vizave, e njëjta nevojitet tani për dinarin