Sporti

Paqe mes ishullorëve

06/18/2021 22:48
nga:E K

Anglia ka dështuar të marrë 3 pikë ndaj Skocisë.

Ndeshja kryesisht u dominua nga “Tre Luanët” por anglezët nuk arritën të konkretizojn dominimin në gol, shkruan GazetaBlic Sport.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Stones i cili goditi shtyllën në minutën e 11’të të takimit.

Me këtë rezultat, Anglia ndodhet në pozitën e dytë me 4 pikë në grupin D aq sa ka edhe Çekia e cila ndodhet e para, kurse Skocia është e fundit me 1 pikë aq sa ka edhe Kroacia që ndodhet në pozitën e 3’të.

/GazetaBlic Sport/