Përfaqësuesi i Kosovës, Leart Paqarada po vazhdon të kalojë në formë të shkëlqyer
Paqarada është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Bundesliga 2 për herë të dytë me rradhë, shkruan GazetaBlic Sport.
Javën e kaluar mbrojtësi anësor, ishte më i miri dje te skuadra e tij St.Paul pas fitores së vështirë me rezultat 3-2 ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Edhe këtë javë Paqarada ka shkëlqyer me skuadrën e tij, edhe pse St.Pauli barazoi me rezultat 1-1 ndaj Werder Bremen duke arritur të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të javës.
Anësori kosovar është vlerësuar me notën 8.1.

Leart Paqarada në Bundesliga 2 deri më tani me St.Pauli që kryeson tabelën ka shënuar një gol dhe ka asistuar 3 për bashkëlojtarët.
/GazetaBlic Sport/


