Nga VV’ja kanë deklaruar se shkalla e papunësisë ka rënë në 4%, e për deputetin e AAK-së, kjo është veç një mashtrim i radhës.
Madje, teksa ka publikuar disa statistika të Eurostat, ai ironizoi me partinë në pushtet, duke thënë se ndoshta jemi më mirë se Bashkimi Evropian.
“Kjo e dhënë është mashtrim i radhës i VV pasi sipas Eurostat gjendja është krejt ndryshe. Nëse i referohemi këtyre te dhënave del si me poshtë.Papunësia në Bashkimin Evropian, si mesatare, sipas Eurostat, është 6%;Spanja e ka 11%, Finlanda e ka 8.4 e Suedia 8.3%, Franca e ka 7.5 e Italia 6.9%. Kjo do të thotë se shtetet më të zhvilluara të BE e paskan papunësinë më të lartë se Kosova.Sipas ketij prononcimi do te thotë se ne qenkemi më mirë se BE”, tha Dreshaj për GazetaBlic.
Shala: Jemi vendi më i varfër në tërë Evropën, Qeveria po bën propagandë
NISMA: VV’ja janë për keqardhje, përgjigjen më të mirë do ta marrin nga qytetarët