Lajme

Papa thirrje për armëpushim: Jepini fund kësaj lufte të neveritshme

03/20/2022 15:33
nga:Gazeta Blic

Papa Françesku përdori bekimin dhe fjalimin e tij të së dielës në qytetin e Vatikanit për të thënë se konflikti në Ukrainë ishte një masakëe e pajustifikuar.

Gjatë fjalës së tij, Papa u bëri thirrje liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme”.

“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet”, u tha Papa mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori”, shtoi ai.