Lajme

Papa Leo XIV do e takojë Zelenskyn pas meshës së inaugurimit

05/18/2025 15:44
nga:G B

Vatikani ka konfirmuar se Papa i ri, Leo XIV, do të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, menjëherë pas meshës së tij të inaugurimit si udhëheqës i ri i Kishës Katolike Botërore.

Gjatë lutjes përmbyllëse të shërbesës në Sheshin Shën Pjetër, ku ishin të pranishëm mijëra besimtarë, Papa shprehu shqetësimin e tij të thellë për luftën në Ukrainë, duke deklaruar: “Ukraina e martirizuar pret ende negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Papa Leo XIV theksoi gjithashtu rrezikun që vjen nga margjinalizimi i të varfërve dhe nga tendencat autokratike, duke u bërë thirrje liderëve botërorë për drejtësi sociale dhe dialog.

Në ceremoni sipas bbc, morën pjesë personalitete të larta ndërkombëtare, përfshirë presidentin Zelensky, nënpresidentin amerikan JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.