Lajme

Papa Françesku la 200 mijë euro në llogari, ku i dhuroi para se të vdiste

04/24/2025 13:04
nga:Gazeta Blic

Papa Françesku kishte 200 mijë euro në llogarinë e tij private.

Para se të vdiste, Papa Françesku dhuroi më shumë se 200,000 euro për një fabrikë makaronash në qendrën e paraburgimit të të miturve “Casal Del Marmo” në Romë.

Mons Benoni Ambarus , njeriu i parë i dioqezës së Martinsicuro në provincën e Teramos në Italinë qendrore, tha se Papa e mori këtë vendim të enjtën e madhe kur pa nga afër të burgosurit.

Në vizitën e fundit nuk mundi t’u lante këmbët, por u dha rruzare dhe Bibla xhepi.